May 08, 2021 20:56 Europe/Tirane
  • Kina: Nuk ka rrezik nga raketa

Mbetjet e raketës kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën e tokës pas mesnatës dhe orës 4:26 të mëngjesit të ditës së dielë.

Raketa “Long March 5B Y2” u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, me furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor dhe objekti 18 tonësh është një nga më të mëdhenjtë në dekada që do të realizojë një hyrje të pakontrolluar në atmosferë. Në pamjet e filmuara mbi SHBA, shihet raketa në rënie të lirë. Por, Pekini zyrtar thotë se nuk ka rrezik dhe se copëzat mund të shpërbëhen në atmosferë, pa mbërritur kurrë në tokë. Ekspertët ndërkombëtarë deklarojnë se mundësitë më të mëdha janë që pjesët e raketës do të bien në ujërat e Paqësorit. “Ne kemi llogaritur që ekziston një probabilitet prej 1 në 196.9 milionë (ose 0.000000005%) që ajo të bjerë brenda një kilometri kudo në Tokë. Ju lutemi qëndroni të qetë dhe vazhdoni përpara”, theksuan ekspertët.

 

Tags