May 09, 2021 13:23 Europe/Tirane
  • Mbetjet e raketës kineze 'shpërbëhen mbi Oqeanin Indian'

Janë rikthyer pa dëme në Tokë pjesët e anijes kozmike kineze që prej ditësh po vërtitej jashtë orbitës së vet përqark planetit.

Autoritetet kineze thanë se trupi qendror i raketës "Long March 5B" u shpërbë gjatë hyrjes në atmosferë ditën e diel dhe besohet se ra diku në Oqeanin Indian, afër ishujve Maldive.

Autoritetet e agjencisë hapësinore të Kinës thanë se mbetjet e raketës ranë në gjatësi prej 72.47 shkallësh në lindje dhe gjerësi prej 2.65 shkallësh në veri. Këto koordinata e vendosin vendndodhjen e rrëzimit të raketës në perëndim të Maldiveve.

Shkencëtarët kishin parashikuar Oqeanin Paqësor madje edhe Detin Mesdhe si pika të mundshme të rënies së raketës, dhe kishin siguruar se ajo nuk përbënte rrezik për njerëzit.

Anija kozmike u lëshua muajin e kaluar për të transportuar module të reja në stacionin hapësinor që Pekini po synon të ndërtojë vetë, por doli jashtë kontrollit kur po tentohej rikthimi i saj në Tokë.

Tags