May 13, 2021 07:44 Europe/Tirane
  • Mbështetja e plotë e Biden për krimet e Tel Avivit kundër palestinezëve

Presidenti amerikan ka thënë: Se në një telefonatë me kryeministrin regjimit fëmijë-vrasës izraelit Benjamin Netanyahu,  ai theksoi të drejtën e Tel Avivit për të mbrojtur veten.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, ndërsa qeveria amerikane e kryesuar nga Joe Biden pretendon se ka dërguar një përfaqësues në Palestinën e okupuar për të ndihmuar në përfundimin e përplasjeve midis regjimit sionist dhe Rripit të Gazës, ai ndër deklaratat e veta mbështeti Tel Avivin. Ai mbështeti agresionin sionist kundër palestinezëve në qytetet e okupuara dhe Rripin e Gazës, duke pretenduar se: "Unë pres që këto tensione të ulen së shpejti. "Kur mijëra raketa godasin territorin tuaj, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten." Më parë, Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken njoftoi se diplomati i lartë Hadi Amr, ishte dërguar në Tel Aviv për t'u këshilluar me zyrtarët izraelitë se si të merren me forcat izraelite që luftojnë rezistencën. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjithashtu dënoi sulmet me raketa të Hamasit dhe bëri thirrje për uljen e tensioneve, pa përmendur sulmet brutale dhe kriminale nga artileria izraelite dhe avionët luftarakë sionistë në Rripin e Gazës dhe vrasjen e palestinezëve të pafajshëm.

Tags