May 13, 2021 20:48 Europe/Tirane
  • Putin dhe Guterres theksojnë zgjidhjen e çështjes palestineze

Presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres diskutuan disa çështje rajonale duke u përqendruar në situatën në territoret e okupuara palestineze, dhe theksuan nevojën për të zgjidhur çështjen palestineze.

Të dy palët vunë në dukje se qëllimi kryesor është të ndalohet dhuna në të dy palët dhe të sigurohet siguria e civilëve, duke pasur parasysh përshkallëzimin e konfliktit të armatosur midis Izraelit dhe Palestinës. Presidenti rus dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së mbështetën zgjidhjen e dy shteteve bazuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB dhe në standardet e së drejtës ndërkombëtare. Putin dhe Guterres diskutuan gjithashtu situatën humanitare në Siri dhe shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e sanksioneve të njëanshme perëndimore mbi qeverinë legjitime të Sirisë.

 

Tags