May 13, 2021 20:49 Europe/Tirane
  • Erdogan: Virusi i Islamofobisë është duke e kthyer Evropën në burg të hapur për muslimanët

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur alarmin për përhapjen e islamofobisë në të gjithë Evropën, duke thënë se "virusi" i ndjenjave anti-muslimane po e kthen kontinentin në një "burg të hapur" për miliona myslimanë që jetojnë atje.

Duke folur në kryeqytetin turk  Ankara, Erdogan shprehu shqetësim në lidhje me dhunën në rritje dhe diskriminimin ndaj muslimanëve në Evropë dhe bëri një analogji midis islamofobisë dhe shpërthimit të koronavirusit në kontinent. "Virusi i Islamofobisë, i cili është po aq i rrezikshëm sa koronavirusi, po përhapet me shpejtësi, veçanërisht në vendet evropiane," tha Erdogan, duke shtuar se situata në lidhje me rreziqet e sigurisë për myslimanët në Evropë ishte alarmante. Presidenti turk iu referua racizmit, diskriminimit dhe intolerancës fetare si vetëm disa nga "sëmundjet shoqërore" që po zgjeroheshin në të gjithë Evropën dhe theksoi se kontinenti "po kthehet gjithnjë e më shumë në një burg të hapur për vëllezërit dhe motrat tona". Gjithashtu në fjalën e tij, Erdogan shprehu shqetësim mbi vendimin e qeverisë franceze muajin e kaluar për të miratuar një ligj anti-musliman pavarësisht reagimeve nga komuniteti fetar.  "Kalimi i një projekt-ligji, i cili bie në kundërshtim të hapur me të drejtat e njeriut, lirinë e besimit dhe vlerat evropiane, do të shërbejë si një gijotinë për demokracinë franceze," tha ai. "Ne u bëjmë thirrje autoriteteve franceze, dhe para së gjithash Presidentit Emmanuel Macron, të veprojnë me ndjeshmëri," shtoi Erdogan. "Ne presim një tërheqje të shpejtë të këtij projektligji."

 

Tags