May 14, 2021 13:50 Europe/Tirane
  • Blinken refuzon kërkesën e republikanëve për ndërprerjen e negociatave në Vjenë

Sekretari amerikan i shtetit ka refuzuar kërkesën e republikanëve të cilën kanë kërkuar nga qeveria e Joe Biden për t’u larguar nga negociatat e Vjenës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ka refuzuar kërkesën e përfaqësuesve republikanë të cilët kanë kërkuar nga qeveria e Joe Biden që të largohet nga negociatat e Vjenës për kthim në marrëveshjen bërthamore për shkak të mbështetjes së Iranit ndaj Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).

Sekretari amerikan i shtetit në reagim ndaj kësaj kërkese duke përsëritur akuzat kundër Iranit, pretendoi se “një Iran i cili mund të posedojë armë bërthamore, mund të kryen veprime të tjera pa kurrfarë brenge, ndërsa në reagim ndaj kërkesës së republikanëve tha: “Negociatat në Vjenë po zhvillohen në mënyrë që të shikojmë se a do të mund kthehemi në marrëveshjen bërthamore duke zbatuar zotimet në mënyrë të dyanshme apo jo dhe këto negociata do të vazhdojnë”.

Senatorët republikanë të Amerikës duke mbështetur krimet barbare të fundit të regjimit sionist kundër palestinezëve në Kodsin e pushtuar, kanë akuzuar Iranin për mbështetje ndaj Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas).

Tags