May 14, 2021 14:56 Europe/Tirane
  • Austria në vend të Gazës, solidarizohet me sionistët fëmijëvrasës

Flamuri i regjimit sionist në selinë e qeverisë së Austrisë është ngritur në gjysmështizë për të deklaruar solidaritetin e me sionistët të cilët janë vrarë gjatë sulmeve raketore të Rezistencës së Palestinës, duke vendos në harresë masakrimin e fëmijëve palestinezë nga sionistët.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë, në vend se të deklarojë solidaritet me familjet e viktimave dhe të plagosurve palestinezë nga sulmet e egra dhe barbare të regjimit sionist në Rripin e Gazës, ka deklaruar mbështetjen e vet ndaj Tel Avivit.

Sebastian Kurz sot (të premten) në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Twittert, pretendoi se solidarizohet me sionistët të cilët janë vrarë ose plagosur nga sulmet raketore të grupeve të Rezistencës së Palestinës.

Kjo është në kohën kur janë sionistët barbarë ata të cilët me sulmet terroriste të tyre kundër popullit të pafajshëm palestinezë në Rripin e Gazës po vrasin dhe gjakosin civilët dhe fëmijët palestinezë në Gaza, mirëpo kancelari i Austrisë pretendoi se grupet e Rezistencës së Palestinës janë “terroristë”!

Sebastian Kurz ka deklaruar se ai ka urdhëruar të ngritët flamuri i regjimit sionist në gjysmështize në ndërtesën e qeverisë së Austrisë në Vjenë. Kancelari i Austrisë në vend se të dënojë vrasjen e mbi 100 palestinezëve dhe plagosjen e mbi 600 të tjerëve gjatë sulmeve barbare dhe të egra të sionistëve kundër Gazës, në vazhdim të mesazhit të tij në Twitter, ka shkruar: “Sulmet terroriste kundër Izraelit duhet të dënohen me tonin më të ashpër! Të gjithë ne jemi me palën izraelite!”.

Mbështetja e Kurz ndaj sionistëve bëhet në kohën kur zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist sot ka deklaruar se gjatë sulmeve kundër Rripit të Gazës 160 avionë luftarakë ka lëshuar rreth 450 raketa  vetëm brenda 40 minutave duke goditur objektiva të ndryshme në veri të Gazës.

Tags