May 14, 2021 14:57 Europe/Tirane
  • Franca ndalon organizimin e protestave në mbështetje ndaj Palestinës!

Ministria e Brendshme e Francës ka ndaluar organizimin e protestave qytetare në Paris të cilat ishin përgatitur të zhvillohen ditën e shtunë në mbështetje të popullit palestinezë, duke pretenduar se protesta të tilla krijojnë probleme.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Gerard Dermanin, ministri i brendshëm i Francës, në reagim ndaj thirrjeve për organizimin e protestave ditën e shtunë në mbështetje të Palestinës, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Kam kërkuar nga shefi i policisë së Parisit që të ndalojë organizimin e protestave ditën e shtunë që janë planifikuar të zhvillohen në reagim ndaj luftimeve në Palestinën e pushtuar”.

Shumë përdorues dhe aktivistë francezë të rrjeteve sociale në reagim ndaj këtij urdhri, kanë theksuar se ditën e shtunë do të protestojnë kundër regjimit pushtues dhe aparteid sionist i cili po kryen krime kundër njerëzimit.

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, gjithashtu vendi i të cilët gjithnjë pretendon se është mbështetës i të drejtave të njeriut, në një bisedë telefonike me Mahmud Abas, presidentin e Autoritetit Autonom të Palestinës, pa dënuar fare krimet e sionistëve barbarë, vetëm ka shprehur shqetësim në lidhje me shtimin e luftimeve mes regjimit sionist dhe palestinezëve. Kjo është në kohën kur po vërejmë reagimet e ashpra ndërkombëtare ndaj sulmeve të dhunshme të forcave ushtarake sioniste kundër palestinezëve në territoret e pushtuara, shtetet evropiane duke mbështetur sionistët, po dënojnë sulmet raketore nga Gaza në drejtim të territoreve të pushtuara, ndërsa sulmet e sionistëve po i quajnë vetëmbrojtje!!!

Tags