May 14, 2021 15:05 Europe/Tirane
  • Në Milano të Italisë organizohen protesta në mbështetje të Palestinës

Njëkohësisht me shtimin e sulmeve barbare të regjimit sionist kundër palestinezëve, në Milano të Italisë janë organizuar protesta në mbështetje ndaj popullit të shtypur të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me mijëra qytetarë italianë janë mbledhur në qytetin Milano dhe kanë protestuar kundër këtyre krimeve dhe kanë deklaruar mbështetjen e vet ndaj popullit të shtypur të Palestinës dhe kanë dënuar sulmet kriminale të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës.

Protestuesit kanë hedhur slogane të tilla “Turp për ty, Izrael!” dhe “Palestina duhet të çlirohet” dhe kanë dënuar vrasjen e shumë fëmijëve palestinezë gjatë sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Vlen të theksohet se Ministria Shëndetësore e Palestinës në Rripin e Gazës në statistikat më të fundit të numrit të të vrarëve gjatë sulmeve të regjimit sionist në dy ditët e kaluara, ka thënë se vetëm në dy ditët e fundit 69 persona janë vrarë në mesin e tyre 17 fëmijë dhe 7 gra ndërsa afër 400 persona të tjerë janë plagosur.

 

Tags