May 16, 2021 07:30 Europe/Tirane
  • Evropa i kërkon Rusisë  të shqyrtojë listën e

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Moskës të rishikojë qëndrimin e saj rreth listës së Rusisë të "vendeve jo miqësore".

Shefi i politikës së jashtme të BE Joseph Borrell të shtunën tha se blloku i kishte bërë thirrje Moskës që të rishikojë vendimin e saj për listën e  " vendeve jo miqësore" të Rusisë. Borrell në një deklaratë tha: "Ne e nxisim Rusinë të rishikojë vendimin e saj për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në marrëdhëniet tona tashmë të përkeqësuara. "BE do të vazhdojë të koordinojë pozicionin e saj me partnerët e vet", tha Borrel. BE gjithashtu i ka cilësuar të pabaza deklaratat e Rusisë mbi veprimet e vendeve jomiqësore. Qeveria Ruse të Premten përpiloi një listë të vendeve që nuk kanë marrëdhënie miqësore me Rusinë, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Republikën Çeke. Prandaj, misioni diplomatik i SHBA në Rusi nuk do të ketë të drejtë të përdorë stafin me punëtorë vendas dhe Republika Çeke mund të lidhë kontrata pune me vetëm 19 persona, shtetas në Federatën Ruse. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Republikës Çeke u acaruan pasi Çekët muajin e kaluar akuzuan shërbimin e inteligjencës Ruse për përfshirje në bombardimin e një depoje municioni në vitin 2014 dhe dëboi disa diplomatë rusë. Rusia ka mohuar akuzat dhe në shkëmbim ka dëbuar disa diplomatë çekë. Moska gjithashtu urdhëroi që përdorimi i nëpunësve lokalë në ambasadën Çeke në Moskë, të kufizohej. Më herët, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë tha se Moska nuk përfshiu verbërisht asnjë vend në listën e vendeve jo miqësore, pasi ky vendim u mor pas një vlerësimi dhe analize të thelluar, ndërkohë që lista mund të rishikohet me kalimin e kohës. Më parë, Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel pretendoi se vendimi i Rusisë për të siguruar një listë të vendeve jo miqësore do të dobësonte marrëdhëniet diplomatike dhe do të ishte një burim tensioni. Ai më tej shprehu solidaritetin me Republikën Çeke, duke argumentuar se Rusia duhet t'i përmbahet Konventës së Gjenevës dhe se përpjekjet për të krijuar një përçarje në Bashkimin Evropian do të dështojnë. Duhet të theksohet se Republika Çeke kohët e fundit nisi një mosmarrëveshje diplomatike me Moskën, duke akuzuar Rusinë për përfshirje në disa nga shpërthime në vend.    

 

 


 

Tags