May 16, 2021 14:47 Europe/Tirane
  • Zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të OBI për Palestinës

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik kanë zhvilluar një takim virtual disa orë më parë dhe në të cilin kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj popullit të Palestinës dhe kanë theksuar nevojën për t’i dhënë fund krimeve të regjimit sionist në Palestinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite duke theksuar këtë se Riadi kërkon t’i jepet fund sulmeve dhe agresionit në territoret e pushtuara të Palestinës, deklaruar: “Ne e mbështesim popullin e Palestinës dhe kërkojmë t’u jepet fund dhunës”. Fajsal bin Farhan bin Abdullah Ale Sa’ud ditën e diele në këtë takim virtual të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të OBI për Palestinën, deklaroi: “Arabia Saudite kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare që të hyjë në veprim për të ndalur sulmet dhe agresionet e regjimit sionist kundër popullit të Palestinës”.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit i cili ka gjatë fjalës së tij ka deklarua mbështetjen e Iranit ndaj rezistencës së popullit të Palestinës dhe ka dënuar agresionin dhe krimet barbare të regjimit sionist kundër popullit palestinez.

Tags