Qershor 16, 2021 19:23 Europe/Tirane
  • Takimi mes Biden dhe Putin, konstruktiv

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas përfundimit të takimit me homologun e tij të SHBA-së ka dalë në konferencë për shtyp.

Presidenti rus i ka quajtur bisedimet “shumë konstruktive” dhe tha se nuk mendonte se kishte “armiqësi”. Ai thotë se të dy palët kanë rënë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit. Kështu, ambasadorët e SHBA dhe Rusisë do të kthehen në postet e tyre diplomatike. Po ashtu ai tha se Rusia është gati të bashkëpunojë për çështjen e Ukrainës. I pyetur nga një gazetar  në lidhje me sulmet kibernetike midis Rusisë dhe SHBA, Presidenti Putin tha se ai dhe Biden ishin "angazhuar për diskutime" mbi sigurinë kibernetike. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ai nuk kishte marrë ndonjë ftesë nga homologu i tij amerikan, Joe Biden, për të bërë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Veç kësaj, ai ka shtuar se një gjë ka ndodhur edhe në “drejtim të kundërt”. Kur u pyet për udhëheqësin e opozitës së arrestuar Alexei Navalny, Putini bëri thirrje për mbulim të paanshëm mbi incidentin. “Ky person e dinte që ai shkeli ligjin që ekziston në Rusi dhe ai është një shkelës i përsëritur”, tha Putin. “Ai e dinte mirë se ishte në kërkim, por megjithatë u kthye në Rusi dhe ai qëllimisht donte të arrestohej”. Duke e elaboruar stilin negociues të Biden, putin e ka përshkruar atë si një politikan “shumë konstruktiv” dhe “të balancuar”. Putini tha se ai besonte se ai dhe Biden po flisnin “të njëjtën gjuhë” në takimin e tyre, por ai shtoi se as ata nuk krijuan asnjë lloj miqësie të qëndrueshme. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën në janar të këtij viti, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë kanë biseduar. Të dy liderët kanë shfaqur shpresën se bisedimet e tyre në Gjenevë të Zvicrës mund të çojnë në marrëdhënie më të qëndrueshme. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për vite me radhë, veçanërisht pas aneksimin të Krimesë në Ukrainë nga Rusia në vitin 2014, pastaj ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

 

Tags