Gusht 13, 2021 07:56 Europe/Tirane
  • UNICEF shpreh shqetësimin për përkeqësimin e situatës humanitare në Afganistan

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e luftës dhe përkeqësimin e situatës humanitare në Afganistan.

Sipas TOLOnews, Sam Mort, kreu i komunikimit për Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Afganistan, tha se fëmijët afganë kishin nevojë për paqe dhe se ata janë dëmtuar shumë psikologjikisht. Ai tha se që nga fillimi i vitit 2021, 500 fëmijë afganë janë vrarë dhe se mijëra të kanë vuajtur psikologjikisht si rezultat i krimeve që kanë qenë dëshmitarë. Gjithashtu Komisionerja e Lartë i OKB -së për të Drejtat e Njeriut paralajmëroi për mundësinë e një katastrofe humanitare nëse dhuna përshkallëzohet në Afganistan. Michelle Bachelet tha se viktimat civile në Afganistan vazhdojnë të rriten dhe ka raporte për abuzime të të drejtave të njeriut që mund të quhen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas zonjës Bachelet, që nga 9 qershori, 1,183 civilë janë vrarë dhe 1,181 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë plagosur në të paktën katër qytete afgane: Lashkar Gah, Kandahar, Herat dhe Kunduz.

 

Tags