Gusht 28, 2021 20:22 Europe/Tirane
  • Agjencitë amerikane të zbulimit hetojnë origjinën e koronavirusit

Agjencitë amerikane të zbulimit mbeten të ndara në lidhje me origjinën e koronavirusit, por besojnë se udhëheqësit e Kinës nuk dinin për virusin para fillimit të pandemisë globale.

Sipas katër prej agjencive, virusi fillimisht u transmetua nga një kafshë te një njeri. Një agjenci e pestë e inteligjencës ka besim të moderuar se infeksioni i parë njerëzor kishte ndodhur në një laborator. Analistët nuk besojnë se virusi është zhvilluar si një armë biologjike dhe shumica e agjencive besojnë se virusi nuk ishte i ndërtuar gjenetikisht. Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tha se Kina vazhdon të pengojë hetimin global, i reziston ndarjes së informacionit dhe fajëson vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Për të arritur një përfundim në lidhje me atë që shkaktoi virusin kërkohet bashkëpunimi i Kinës, thuhet në deklaratën e kësaj zyre. Në një deklaratë, Presidenti Biden tha se Kina kishte penguar “që nga fillimi” përpjekjet për të hetuar virusin. Ministria e jashtme e Kinës sulmoi hetimin amerikan përpara publikimit të raportit. Fu Cong, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së jashtme, tha në një konferencë për gazetarët e huaj se “fyerjet ndaj Kinës nuk mund të zbardhin SHBA-të”. “Nëse ata duan të akuzojnë pa bazë Kinën, bëjnë mirë të jenë të përgatitur për të pranuar kundërsulm nga Kina“, tha ai.

 

Tags