Shtator 28, 2021 12:52 Europe/Tirane
  • Shpërthim i fortë në një pallat në Suedi, 25 të plagosur

Njëzet e pesë persona u dërguan në spital pas shpërthimit të një pallati, mëngjesin e ditës së sotme në Gothenburg, në Suedi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se njëzet e pesë persona u dërguan në spital pas një shpërthimi në një ndërtesë, herët në mëngjes në Gothenburg, Suedi , njoftoi radio stacioni publik SR. Mediet lokale raportojnë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Mediat e huaja raportojnë se policia ka hetimet dhe deri tani nuk ka asnjë persona të dyshuar për ngjarjen.

Shërbimet zjarrfikës dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për të larguar nga ndërtesa banorët.

“Banesat dhe shkallët janë dëmtuar. Është e paqartë për momentin se çfarë e shkaktoi shpërthimin”, thanë shërbimet e urgjencës në Gothenburg.

Tags