Tetor 05, 2021 15:13 Europe/Tirane
  • Rusia: Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike u shndërrua në mjet politik të perëndimorëve

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB deklaroi se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po shndërrohet në një mjet politik në duart e shteteve perëndimore për të ndëshkuar shtetet e tjera.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Dimitry Puljanski, zv/përfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në OKB, dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB, deklaroi se shtetet perëndimore po e përdorin Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike si mjet politik dhe po mundohen të ndëshkojnë autoritetet e Damaskut.

Dimitry Puljanski shtoi: “Në përgjithësi rruga të cilën po e ndjekin drejtuesit e sekretarisë teknike të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në lidhje me dosjen e Sirisë, nuk duket e paanshme dhe qysh tani është e qartë se ata disa çështje po i trajtojnë tërësisht në mënyrë politike. Pikërisht për shkak të qasjeve dhe trajtimeve të tilla, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po shndërrohet në një mjet politik në duart e shteteve aleate perëndimore për ndëshkimin e shteteve që nuk ndjekin politika të ngjashme. Një trajtim i tillë është plotësisht i papranueshëm dhe nuk është fare në nivelin e një organizate ndërkombëtare. Dosja për armë kimike të Sirisë tanimë ka shumë kohë që nuk ka kurrfarë lidhje me çështjen e mospërhapjes së armëve kimike në botë”.

Tags