Tetor 13, 2021 20:49 Europe/Tirane
  • Cavusoglu dënon ‘hipokrizinë’ e SHBA e Rusisë, për sulmet në veri të Sirisë

Turqia ka thënë sot se SHBA por dhe Rusia mbajnë përgjegjësi për serinë e sulmeve vrasëse në zonën e saj kufitare me Sirinë, duke paralajmëruar se Ankaraja ka të drejtë vetëmbrojtjeje.

“Sipas marrëveshjes me Rusinë e Shtetet e Bashkuara, dy vendet duhet të mbanin terroristët 30 km larg nga rajoni. Në Tal Rifat dhe Manbixh, Rusia duhej të eliminonte ose shtynte prapa militantët kurdë, por premtimet nuk u mbajtën”, tha ministri i jashtëm turk. Mevlut Cavusoglu shtoi më tej: “Për fat të keq Rusia e SHBA mbajnë përgjegjësi për sulmet e fundit kundër civilëve dhe ndaj nesh në rajon, sepse nuk kanë mbajtur fjalën e tyre”. “Prandaj ne do të bëjmë gjithçka nevojitet për të spastruar këto territore nga terroristët.” “SHBA tani thotë se i dënon sulmet ndaj aleatit të tyre, por cilët po i furnizojnë këta terroristë me armë? Jeni ju, SHBA”. “Ju po i jepni atyre armët dhe dënoni sulmet e tyre sa për fasadë. Këtu është e dukshme mungesa juaj e sinqeritetit”, tha ministri turk.

 

Tags