Tetor 14, 2021 20:16 Europe/Tirane
  • Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës.

"Si e trajtojmë ngritjen e Kinës si një fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake varet shumë nga fakti nëse Evropa me të vërtetë flet me një zë", tha Merkel gjatë një vizite në Spanjë ku u nderua me çmimin Carlos V. "Fuqia e Evropës varet nga niveli i unitetit të saj", tha ajo. Një raport i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari ka thënë se investimet në rritje të ekonomisë kineze në Evropën Lindore dhe Qendrore, gjatë dekadës së fundit, kanë rezultuar edhe me rënie të standardeve të qeverisjes, si dhe kanë ngritur shqetësime në lidhje me mjedisin dhe rritjen e nivelit të borxhit. Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Kinës janë përkeqësuar në kohët e fundit për shkak të tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë. Projekti global i Kinës, “Një brez një rrugë” ka ngjallur shqetësime në Perëndim, pasi po vlerësohet si një projekt i shtrirjes së ndikimit kinez në botë. Shumë vende kanë marrë kredi nga Kina për projekte infrastrukturore dhe tash e kanë të vështirë kthimin e tyre. Kjo, nga Perëndimi po shihet si një “kurth” i Kinës për të vendosur nën ndikim këto vende.

 

Tags