Nëntor 24, 2021 08:50 Europe/Tirane
  • Natë e hidhur për Erdoganin; Turqit e zemëruar dalin në rrugë

Turqit dolën në rrugë për të protestuar kundër përkeqësimit të situatës ekonomike dhe zhvlerësimit të fortë të lirës turke ndaj dollarit amerikan.

Sipas gazetës Republic, pas rënies prej 12% të vlerës së monedhës kombëtare turke ndaj dollarit në vetëm 24 orë, populli turk dhe shumë ekonomistë dhe profesorë universiteti në Ankara dhe Stamboll protestuan kundër politikave monetare dhe bankare të Turqisë dhe kërkuan dorëheqjen e presidentit Rexhep Taip Erdogan.  Aktivistët kanë shkruar edhe në rrjetet sociale për protestat në rrugët e Stambollit, duke thënë se policia ka mbyllur sheshin Taksim.  Nga ana tjetër, policia e Stambollit mbylli rrugët e marshit protestues në Kadikoy dhe demonstruesit u detyruan të vazhdojnë në drejtim të kundërt. Partia e Punës e Turqisë ka zhvilluar një demonstratë para Bankës Qendrore të Turqisë. Policia u përpoq të shtypte protestuesit, por numri i protestuesve u rrit dhe protesta vazhdoi. Demonstruesit në Ankara dhe Stamboll brohoritën "Qeveria e AKP-së jep dorëheqjen". Partia e Punës Turke thotë se qeveria e AKP-së ka falimentuar Turqinë dhe duhet të japë dorëheqjen dhe përgjegjësit për zhvlerësimin e lirës ndaj monedhave të huaja duhet të dalin para drejtësisë. Që nga fillimi i këtij viti, lira ka humbur vlerën me më shumë se 35% kundrejt dollarit amerikan dhe duke qenë se ekonomia turke është shumë e varur nga importet, zhvlerësimi i vazhdueshëm i lirës do të çojë në rritje të mëtejshme të çmimeve në vend.  Shahab Kavacoglu, kreu i ri i Bankës Qendrore të Turqisë, ka ulur tre herë normat e interesit bankare në tre muajt e fundit në përputhje me politikën monetare të Erdoganit, e cila ka përshpejtuar më tej zhvlerësimin e lirës. Në vitet e fundit, presidenti turk ka shkarkuar tre herë guvernatorët e bankës qendrore për dështimin e tyre në përputhje me politikat e tij, veçanërisht për uljen e normave të interesit bankare.  Zhvillimet vijnë pasi Erdogan në një mbledhje të kabinetit dje në përgjigje të zhvlerësimit të monedhës kombëtare u zotua se nuk do të lejojë ata që ai i cilësoi si oportunistë të përfitojnë nga zhvlerësimi i lirës. Ai premtoi gjithashtu se një zhvlerësim i mprehtë i monedhës kombëtare nuk do të shkaktonte rritje të çmimeve. Në përgjigje të rënies së lirë të lirës, ​​liderët e partive opozitare të Turqisë kanë kritikuar ashpër performancën e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe presidentin. Udhëheqësit e partive opozitare turke të enjten e kaluar kërkuan zgjedhje të menjëhershme në Turqi në reagim ndaj rënies rekord të vlerës së lirës kundrejt dollarit.  Lideri i Partisë Popullore Republikane Turke, Kemal Keliçdaroglu, në një mesazh në Tëitter drejtuar Presidentit shkroi: “Erdogan! “Bëj zgjedhje të menjëhershme”.

 


 

Tags