Nëntor 25, 2021 08:44 Europe/Tirane
  • Marrëveshja franko-britanike për të parandaluar emigrantët që të kalojnë kanalin anglez

Boris Johnson dhe Emmanuel Macron ranë dakord që të parandalojnë emigrantët e paligjshëm që të kalojnë kanalin anglez.

Sipas Reuters, zyra e kryeministrit britanik njoftoi: Biseda telefonike mes liderëve të dy vendeve u bë pasi një varkë me emigrantë të paligjshëm u përmbys dje në ngushticën e Doverit në kanalin anglez pranë brigjeve franceze ku të paktën 31 njerëzit që ishin në bord humbën jetën.  Boris Johnson dhe Emmanuel Macron ranë dakord për nevojën për veprime të menjëhershme për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në kanal. Zyrtarët nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar theksuan nevojën për bashkëpunim midis Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera të BE-së në trajtimin e krizës së refugjatëve dhe bandave kriminale. Tensionet mes Britanisë dhe Francës janë rritur muajt e fundit lidhur me Protokollin e Irlandës së Veriut dhe të drejtat e peshkimit në zonat e diskutueshme detare.

Tags