Nëntor 25, 2021 19:26 Europe/Tirane
  • Kufizime të reja për të pavaksinuarit në Itali

Italia ka aprovuar masa urgjente shtesë për përballimin e valës së katërt të pandemisë Covid 19.

Masat e reja aplikojnë detyrimin e vaksinimit për grupe të reja sociale, nisjen e dozës së tretë të vaksinimit të paktën 5 muaj nga doza e dytë si dhe futjen e një Green Pass-i të ri i quajtur i forcuar, që do të favorizojë personat e vaksinuar apo të imunizuar nga Covid 19, pra që e kanë kaluar pandeminë. Këto rregulla urgjente synojë të mbajnë nën kontroll përhapjen e virusit në fokusin e festave të fundvitit e sidomos në këtë valë të katërt të tij që ka shënuar mbi 12 mijë të infektuar në 24 orët e fundit e 85 viktima. Qeveria Draghi ka firmosur draftin e ri që parashikon reduktimin e përdorimit të Green Pass-it, pra të pasaportës jeshile nga 12 muaj në 9 muaj e prej datës 15 dhjetor vaksinimi bëhet i detyrueshëm për personelin  administrativ shëndetësor, për personelin arsimor e administrativ të sistemit shkollor, forcat ushtarake e forcat e policisë përfshirë punonjësit e sistemit të burgjeve e personelin e ndihmës publike. Pasaporta shëndetësore shtrihet në shërbimin hekurudhor, rajonal, ndër rajonal, e në shërbimin e transportit publik lokal, si dhe për hotelerinë e në dhomat e zhveshjes së aktiviteteve sportive.

 

Tags