Janar 14, 2022 14:18 Europe/Tirane
  • Blinken: Dalja nga marrëveshja bërthamore ishte vendimi më i keq i politikës së jashtme të Amerikës

Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, njëkohësisht me arritjen e negociatave mes Iranit dhe Grupit 4+1 në një fazë të ndjeshme dhe të vështirë të vendimmarrjes politike të Perëndimit, ka deklaruar se vendimi i qeverisë së kaluar të Amerikës për dalje nga marrëveshja bërthamore ka qenë një prej vendimeve më të këqija në politikën e jashtme të Uashingtonit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte në një intervistë me Radio Kombëtare të Amerikës NPR, në vazhdën e pretendimeve për frikë nga progresi i programit paqësor atomik të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore si rezultat i shkeljes së kësaj marrëveshje ndërkombëtare, ka thënë: “Një prej vendimeve më të këqija në politikën e jashtme të Amerikës së fundi ka qenë dalja nga kjo marrëveshje që si rezultat i atij vendimi ne sot ndodhemi në një pozitë me plotë sfida që në vend të arritjes së një marrëveshje të re dhe të ashtuquajtur më të mirë, Irani ka çuar përpara në mënyrë të rrezikshme programin atomik”.

Blinken gjithashtu në vazhdim të politikës për të mbjellë frikë nga ndikimi rajonal i Iranit, pretendoi se “aktivitetet dashakeqe të Iranit në të gjithë rajonin janë shtuar edhe më shumë pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore”.  

Blinken edhe më parë shumë herë ka qortuar qeverinë republikane dhe radikalizmin e Donald Trump për daljen nga marrëveshja bërthamore.

Të enjten edhe Jene Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë dhe Ned Price, zëdhënësi i DASH, në kohën kur negociatat e Vjenës kanë arritur në fazën e ndjeshme dhe të rëndësishme të vendimmarrjes nga ana e Perëndimit dhe sidomos nga Amerika, kanë kritikuar qeverinë e mëparshme të vendit të tyre për dalje nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.

Tags