Janar 14, 2022 19:56 Europe/Tirane
  • Rusisë i soset durimi me perëndimin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar të premten gjatë një deklarate për mediet se Rusisë i ka mbaruar durimi me perëndimin lidhur me situatën në Ukrainë.

Lavrov u shpreh se perëndimi ka hedhur në kosh kërkesat ruse. Lavrov shtoi: "Gjërat janë grumbulluar që prej viteve 90’, premtimet e bëra për mos zgjerimin e NATO-s, për mos zhvendosjen ushtarake drejt lindjes, thjesht u hodhën në kosh nga miqtë tanë perëndimorë në mënyrën më flagrante". Lavrov u ndal edhe te bisedimet e kësaj jave me NATO-n dhe OSBE-në të cilat dështuan dhe për këtë kryediplomati rus fajësoi hapur SHBA-në. Lavrov i quajti kontradiktore thirrjet e perëndimit për të zhvendosur trupat nga kufiri ukrainas, ndërkohë që edhe ata kanë dislokuar trupat e tyre në kufirin rus. Ministri i Jashtëm i Rusisë tha: " Ata kërkojnë nga ne, që të zhvendosim trupat nga territori ynë, ndërkohë amerikanët, kanadezët, anglezët kanë vendosur kampet e tyre pranë kufirit rus. Në shumë vende të Evropës po krijohen baza të reja, anglezët po ngrenë një në Ukrainë. Këtë nuk mund ta pranojmë kategorikisht, kjo është një qasje e papranueshme.

 

Tags