Janar 15, 2022 08:53 Europe/Tirane
  • Ulja e rezervave evropiane të gazit

Rezervat e gazit në Evropë ranë nën 50 për qind për herë të parë që nga viti 2011.

Sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Infrastrukturës së Gazit, mediat raportuan se më 12 janar të këtij viti nxjerrja e gazit nga rezervuarët nëntokësore në Evropë arriti në 814.66 milionë metra kub, ndërsa injektimi i gazit ishte vetëm 22.64 metra kub. Aktualisht ka 53.26 miliardë metra kub gaz në rezervuarët evropianë, që është 17.7 miliardë metra kub më pak se vitin e kaluar. Ndërkohë, mediat raportojnë për një rritje të importit të gazit LNG nga Shtetet e Bashkuara në Evropë, i cili ditët e fundit ka arritur në rreth 360 deri në 380 milionë metër kub në ditë. Rezervat e gazit në Austri ranë në 31 për qind, në Holandë në 33 për qind dhe në Ukrainë në 26 për qind. Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë për mungesën e furnizimit me gaz natyror në tregun evropian ka fajësuar Rusinë.

Tags