Janar 28, 2022 19:52 Europe/Tirane
  • Enrique Mora: Tani nevojiten vendime politike

Zëvendësshefi i politikës së jashtme të BE-së Enrique Mora tha të premten se tani në Vjenë janë të nevojshme vendimet politike.

“Rundi i 8-të i bisedimeve të Vjenës, i cili filloi më 27 dhjetor, deri më tani më i gjati, do të ndalet për një pushim”, shkroi të premten Mora në llogarinë e tij në Twitter. Ai shtoi se "pjesëmarrësit do të kthehen në kryeqytet respektive për konsultime dhe udhëzime për t'u kthyer javën e ardhshme". “Tashmë duhen vendime politike. Udhëtim të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit”, theksoi Zëvendësshefi i politikës së jashtme të BE-së. Ndërkohë që ka kaluar gati një muaj nga fillimi i raundit të 8-të të negociatave të Vjenës, që synojnë fundin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, bisedimet po vazhdojnë në nivele të ndryshme dhe ekipet negociatore kanë zgjidhur shumë nga mosmarrëveshjet. Delegacioni iranian është prezent seriozisht në tryezën e bisedimeve, duke theksuar se sa më serioze të jetë pala tjetër në heqjen e sanksioneve, aq më shpejt do të arrihet marrëveshja përfundimtare.

 

Tags