Prill 11, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • Gjurmët e programit spiun sionist në celularët e anëtarëve të Komisionit Evropian

Sipas dokumenteve të zbuluara nga agjencia e lajmeve Reuters, zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian vitin e kaluar (2021) u vunë në shënjestër të programit spiunazh spyware të prodhuar nga një kompania spiune izraelite.

Më 26 nëntor, një punonjës i lartë i teknologjisë në Bashkimin Evropian u dërgoi një mesazh kolegëve të tij në të cilin përveç dhënies së informacioneve mbi mjetet e hakerimit dhe spiunazhit izraelit, u kërkoi atyre që të prisnin një paralajmërim të mëtejshëm nga kompania Apple.

“Duke pasur parasysh natyrën e përgjegjësisë tuaj, ju jeni një objektiv i mundshëm i spiunazhit”, thuhej në këtë e-mail.

Sipas Reuters, dy zyrtarë të informuar të BE-së thanë se Komisioni Evropian ishte informuar për këtë çështje përmes një mesazhi paralajmërues të lëshuar nga kompania Apple në mijëra iPhone nëntorin e kaluar.

Kompania Apple kishte paralajmëruar pronarët e iPhone se celulari e tyre ishte shënjestruar nga "sulmues shtetëror".

Sipas këtyre dy burimeve të BE-së, të cilët deshën të mbesin anonim, ekspertët e telefonave inteligjentë ekzaminuan disa zyrtarë të BE-së për të gjetur shenja të cenimit të privatësisë së tyre, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.

Në mesin e këtyre zyrtarëve evropian është Didier Renders, një diplomat belg që ka shërbyer si komisioner për drejtësi i Komisionit Evropian që nga viti 2019. Të paktën katër anëtarë të tjerë të komisionit ishin gjithashtu në shënjestër të sulmeve me këtë program spiunazhi.

Këto paralajmërime shumë shpejtë ngritën shqetësime midis anëtarëve të Komisionit Evropian.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se nuk kishte informacion për identitetin e autorëve që kryen sulmet dhe rezultatin ose në lidhje me këtë se deri në çfarë niveli ishin të suksesshme këto sulme.

Sipas ekspertëve të sigurisë, sulmet ndodhën midis shkurtit dhe shtatorit të vitit 2021, duke përdorur softuerin "ForcedEntry".

Ky softuer i avancuar është përdorur nga grupi izraelit NSO për të ndihmuar agjencitë e huaja të inteligjencës në kontrollin e fshehtë dhe në distancë të celularëve iPhone.

NSU është një kompani që ofron shërbime të mbikëqyrjes kibernetike. Gjithashtu, një kompani më e vogël që operon në një fushë të ngjashme me kompaninë NSO, ka shitur mjete pothuajse identike për klientët e saj të qeverisë.

Kompania NSU tha në një deklaratë se nuk ishte përgjegjëse për këto sulme dhe ka deklaruar se këto sulme ndaj objektivave nuk mund të bëhen me mjetet dhe programet e NSO.

Kompania, e cila është përballur me një sërë ankesash, kohët e fundit është futur në listën e zezë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sipas një hetimi gjithëpërfshirës nga më shumë se 17 organizata mediatike, softueri spiun i quajtur Pegasus, i prodhuar nga kompania sioniste NSO, është përdorur për të spiunuar telefonat celularë të qindra gazetarëve, aktivistëve politikë dhe socialë, si dhe politikanëve në mbarë botën. .

Spyware-i i Pegasus është shitur në disa vende, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tags