Prill 13, 2022 14:44 Europe/Tirane
  • Më shumë se një mijë trupa ukrainase dorëzohen në Mariupol

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se më shumë se 1000 marinsa ukrainas janë dorëzuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dhe Ramzan Kadyrov, komandanti i forcave çeçene, njoftuan të mërkurën se më shumë se një mijë marinsa ukrainas ishin dorëzuar në qytetin e Mariupolit.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha se më shumë se 1,000 trupa marinar ukrainas që gjenden në qytetin port të rrethuar të Mariupolit i janë dorëzuar ushtrisë ruse, duke u bërë kështu thirrje forcave të mbetura të ngujuara në fabrikën e çelikut Azovstal të dorëzohem.

Televizioni rus tregoi fotografi të tripave marinarë ukrainas që sipas tyre janë dorëzuar në Illich Iron and Steel Works në Mariupol të martën, shumë prej tyre të plagosur, raporton Reuters.

Ndërkohë, pamje të tjera tregojnë sipas televizionit rus ushtarë ukrainas duke ecur në një rrugë me duart lart. Njëri prej tyre mban një pasaportë ukrainase. Nuk është e qartë se cilës fabrikë në Azovstal apo Illich Iron and Steel Works i është referuar Kadyrov në postimin e tij.

"Është në interesin e tyre dhe të të tjerëve t'i japin fund kësaj rezistence të kotë dhe të kthehen në shtëpi te familjet e tyre", - tha Kadyrov

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky ka paralajmëruar se lufta në rajonin e Donbasit do të jetë kritike.

Tags