Prill 13, 2022 15:18 Europe/Tirane
  • Për të tretën javë radhazi bie numri i infektimeve dhe vdekjeve nga Korona në botë

Niveli i infektimeve me virusin Covid-19 në mbarë botën ka shënuar rënie për të tretën javë radhazi nga data 4 deri më 10 prill.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se statistikat e reja në gjashtë fusha të monitoruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë një tendencë në rënie të numrit të rasteve të infektimeve dhe vdekjeve për shkak të virusit Korona.
Deri më datë 10 prilli, kishte më shumë se 496 milionë raste të konfirmuara me Covid-19 dhe më shumë se 6 milionë vdekje në mbarë botën.
Virusi Korona ka katër mutacione gjenetike të rrezikshme deri më tani, duke përfshirë alfa, beta, gama dhe delta, ndërsa Omicron është versioni më i fundit i mutuar i virusit Korona.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dokumentuar raste të nëntipave të reja të koronavirusit me origjinë nga Omicroni në disa pjesë të botës.
OBSH tha se po gjurmonte disa dhjetëra nga dy nën-versionet e reja të virusit omicron, por ende ekzistojnë dyshime nëse ato ishin infektive apo të rrezikshme.

Tags