Prill 30, 2022 08:04 Europe/Tirane
  • Lavrov: Është gënjeshtër të flitet për karakterin mbrojtës të NATO-s

Ministri i Jashtëm i Rusisë në një deklaratë të lëshuar të premten ka mohuar akuzat e ngritura kundër Rusisë duke thënë: “Akuza të ngjashme, të pabaza në lidhje me politikën e jashtme të Rusisë janë bërë më shumë se një herë.

Sergej Lavrov tha: Ne në të kaluarën kemi ofruar propozime për të lidhur traktate me NATO-n ,Uashingtonin dhe Perëndimin dhe NATO ka refuzuar ofertat për dhënien e garancive të sigurisë. Lavrov shtoi se deklaratat e cituara prej tij se nuk dihet saktë kur do të jetë lufta bërthamore, nuk janë të tij dhe shtoi:  Presidenti ukrainas Vladimir Zelinsky e ka pranuar gabimin e vendit në çarmatimin bërthamor dhe ka deklaruar se Ukraina po kërkon armë bërthamore. Në asnjë rrethanë nuk duhet të ndodhë një luftë bërthamore. Ministri i Jashtëm rus vazhdoi: Ne i njohim palët që furnizojnë Ukrainën me armë dhe do të sulmojnë dërgesat e armëve. Çdo dërgesë e armëve perëndimore në Ukrainë do të jetë një objektiv legjitim për forcat tona. Lëvizjet tona në Ukrainë ishin në përgjigje të asaj që NATO kishte përgatitur kundër nesh. NATO e kishte pajisur Ukrainën me armë, ekzistenca e të cilave kërcënonte Rusinë. Udhëheqësit e NATO-s e shohin veten në një gjendje lufte me Rusinë, por ne nuk jemi në gjendje lufte me ta, sepse kjo rrit rreziqet. Ministri i Jashtëm rus gjithashtu tha se operacioni ushtarak rus në Ukrainë do të përfundojë sapo të arrihen qëllimet e tij.

Tags