May 03, 2022 11:53 Europe/Tirane
  • UEFA: Vazhdojnë sanksionet e rrepta kundër futbollit rus

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse do të vazhdojë tu ndalohet pjesmarrja në në garat evropiane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të hënën njoftoi  se ekipet kombëtare dhe klube ruse të futbollit nuk do të mund të marrin pjesë në garat e vitit të ardhshëm në kontinent.  Sipas UEFA-s, Rusisë i është ndaluar edhe pjesëmarrja në Euro 2022 për femra, që do të mbahet në Britaninë e Madhe nga 6 deri më 31 korrik.  UEFA ka njoftuar se ka zëvendësuar Portugalinë me Rusinë në këtë kompeticion; Skuadra që Rusia e mundi në play-off. UEFA i ndaloi klubet ruse të garojnë në kompeticionet evropiane pas luftës Rusi-Ukrainë, por me vendim të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s vitin e ardhshëm, rusëve do t'u ndalohet edhe pjesëmarrja në garat kombëtare dhe klube në Evropën kontinentale. FIFA e kishte ndaluar më parë Rusinë të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar. Pushtimi rus i Ukrainës ka pasur pasoja të gjera politike, ekonomike dhe sportive për Rusinë.  Në fushën e sportit, institucionet më të mira sportive në botë, duke përfshirë Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), Shoqatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i kanë ndaluar ekipet sportive dhe sportistët rusë të marrin pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare. .

Tags