May 07, 2022 16:35 Europe/Tirane
  • Macron fillon mandatin e dytë presidencial në Francë

Presidenti francez ka filluar mandatin e tij të dytë pesëvjeçar në detyrën e presidentit të Francës në kohën kur sondazhet e fundit tregojnë një rënie të besimit të qytetarëve francez ndaj tij.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se presidenti francez Emmanuel Macron filloi mandatin e tij të dytë pesëvjeçar sot (të shtunën) pas inaugurimit të presidentit të tetë të Republikës së Francës në pallatin presidencial "Elysee".

Ndërkohë, mediat franceze e kanë përshkruar mandatin e dytë presidencial të Emmanuel Macron me plotë sfida duke marrë parasysh rënien e përqindjes së votave të Macron në zgjedhjet presidenciale të 2022 në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, rritjes së numrit të votave rivales së tij në krahasim me periudhën e mëparshme, krijimin e aleancës e partive të majta për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 12 qershorit 2022 dhe privimin e presidentit nga zgjedhja e kryeministrit.

Rizgjedhja e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 në Francë është përballur me shumë polemika rreth asaj se pse qytetarët francezë votuan për atë dhe për shkak të sfidave të brendshme dhe të jashtme me të cilat Macron do të duhet të përballet Macron në pesë vitet e ardhshme. Shumë analistë dhe qytetarë francezë janë skeptikë në lidhje me realizimin e premtimeve të tij rreth reformave në sistemin e pensioneve, ndryshimeve klimatike, adresimi i gjendjes së rëndë të spitaleve dhe frenimi i inflacionit.

Përballja me pasojat e luftës së Ukrainës për vendet evropiane, përfshirë Francën, përmirësimi i fuqisë blerëse të qytetarëve dhe rikthimi i besimit të të rinjve që votuan më pak për Macron në zgjedhje, janë disa nga sfidat e tjera të tij në mandatin e ri.

Tags