May 07, 2022 16:52 Europe/Tirane
  • Rusia shkatërron sasia të pajisjeve ushtarake amerikane dhe evropiane në Kharkov të Ukrainës

Rusia thotë se ka shkatërruar sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake amerikane dhe evropiane në rajonin e Kharkov të Ukrainës.

Që nga fillimi i sulmeve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës (më 24 shkurt), vendet e NATO-s dhe aleatët e tyre kanë refuzuar të ndërhyjnë drejtpërdrejt në konflikt, por kanë furnizuar Ukrainën me armë, municion dhe karburante.

Rusia ka theksuar se dërgimi i armëve perëndimore vetëm se do ta zgjasë konfliktin në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov deklaroi se pas një sulmi ajror të kryer në periferi të stacionit hekurudhor Bogodukhov në rajonin e Kharkovit, është shkatërruar një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake që Ukraina kishte marrë nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Deklarata e këtij zyrtari rus erdhi pasi Moska kohët e fundit paralajmëroi se pajisjet ushtarake amerikane dhe evropiane që po i ofrohen Ukrainës do të përshkallëzojnë luftën në Ukrainë dhe do të kenë pasoja të padëshiruara.

Tags