May 21, 2022 20:20 Europe/Tirane
  • Rusia sanksionon Biden, Blinken dhe shefin e CIA-s

Rusia ka ndaluar 963 amerikanë të hyjnë në vend.

Të ndaluarit përfshijnë edhe Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe shefin e CIA-s, William Burns. Ndikimi është kryesisht simbolik, por ndalimet janë gjithashtu një shenjë tjetër e përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt. Ky vendim erdhi pasi Biden nënshkroi projektligjin e ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës  prej 40 miliardë dollarësh. Masa e Moskës vjen pasi qeveria amerikane vendosi sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, madje edhe anëtarëve të familjes së Putinit dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, pas shpërthimit të krizës në Ukrainë.

 

Tags