Qershor 04, 2022 08:10 Europe/Tirane
  • Ankaraja thirri ambasadorin grek

Ministria e Jashtme turke thirri ambasadorin grek në Ankara për të protestuar ndaj asaj që ajo e përshkroi si aktivitete të grupeve terroriste në Greqi.

Për këtë ministria e jashtme turke thirri ambasadorin grek në Ankara. Sipas raportimeve të mediave turke, Ankaraja i ka protestuar ambasadorit grek se Greqia është kthyer në një strehë për grupet terroriste. Greqia dhe Turqia kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për të drejtën për të shfrytëzuar burimet e energjisë në Egje dhe Mesdhe. Greqia dhe Turqia iu afruan një konfrontimi ushtarak për kërkimin e gazit në Mesdheun lindor. Të dy vendet kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të hapësirës së tyre ajrore dhe detare. Pas tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë, ministri i Jashtëm turk të martën caktoi 14 ishuj grekë në Egje si pika që Ankaraja dëshiron të sfidojë sovranitetin grek.

Tags