Qershor 22, 2022 14:26 Europe/Tirane
  • Vrasja e fshehtë e dhjetëra refugjatëve irakianë në Poloni

Komiteti Hetues i Bjellorusisë në një raport të tij njoftoi vrasjen e 135 refugjatëve irakianë dhe varrimin e tyre sekret nga forcat ushtarake të Polonisë.

Kanali televiziv Al-Majadin njoftoi se Komiteti Hetues i Bjellorusiasë u takua me një delegacion irakian në Minsk për të dhënë informacione mbi vrasjen masive dhe varrosjen sekrete të 135 emigrantëve irakianë nga trupat ushatarke të Polonisë në rajonin kufitar.
Komiteti Hetimor i Bjellorusisë mori informacionin nga Emil Chechko, një ushtar polak i cili u arratis në Bjellorusi disa muaj më parë dhe pastaj trupi i pajetë i të cilit u gjet më vonë në Minsk.
Komiteti ka dokumentuar aktet kriminale kundër 135 emigrantëve shtetas të Irakut.
Trupat e emigrantëve thuhet se si pasojë e veprimeve të dhunshme të ushtarëve polakë dhe mjeteve speciale, trupat e këtyre emigrantëve irakianë kishin marrë plagë të rënda.
Përveç kësaj, pala bjelloruse duke kontaktuar diusa përfaqësues të Iranit, u dha atyre informacion mbi rastin e krimeve të kryera ndaj azilkërkuesve që kishin ardhur nga Azia Perëndimore.
Në muajt e fundit, disa vende evropiane kanë bërë thirrje për ndalimin e hyrjes së emigrantëve në territorin e vendeve të BE-s.
Polonia vendosi tela me gjemba në kufijtë e saj dhe vendosi disa mijëra trupa ushtarake.
Agjencia e OKB-së për refugjatët tha të premten se numri i të vdekurve nga refugjatët po rritet me një shkallë alarmante.

Tags