Qershor 22, 2022 20:52 Europe/Tirane
  • Moska zotohet të kundërpërgjigjet ndaj SHBA

Moska deklaroi se do të marrë kundërmasa në përgjigje të vendimit të Uashingtonit për të mos lejuar një avion rus të marrë diplomatët rusë dhe familjet e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

“Pala amerikane vazhdon të shkatërrojë sistematikisht marrëdhëniet dypalëshe që tashmë janë në një gjendje të trishtueshme”, tha të mërkurën në një deklaratë Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Në shkurt, Shtetet e Bashkuara dëbuan 12 diplomatë nga misioni rus në OKB, duke akuzuar stafin për përfshirje në aktivitete spiunazhi. Moska e dënoi masën si armiqësore dhe një shkelje të rëndë të angazhimeve të Uashingtonit. Në vazhdën e luftës në Ukrainë më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara mbyllën hapësirën e tyre ajrore për të gjithë avionët rusë. Franca, Italia dhe Spanja janë ndër vendet perëndimore që kanë dëbuar më shumë se 300 rusë që nga fillimi i operacionit ushtarak në Ukrainë. SHBA dhe aleatët e saj evropianë kanë vendosur sanksione të paprecedenta kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. Furnizimi i Kievit me armatime të rënda nga SHBA dhe aleatët e saj në NATO ka ndezur më tej tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit.

 

Tags