Qershor 22, 2022 20:53 Europe/Tirane
  • Erdogan pret sundimtarin saudit

Sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, bëri një hap tjetër drejt thyerjes së izolimit të tij ndërkombëtar duke bërë vizitën e tij të parë në Turqi që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën e mbretërisë vehabiste në Stamboll.

Princi i kurorës saudite Bin Salman, i cili zakonisht përmendet me inicialet e tij MBS, mbërriti në Ankara të mërkurën për herë të parë pas vitesh, ku është planifikuar të zhvillojë bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Në prill, Erdogan shkoi në Arabinë Saudite pas një përpjekjeje disamujore për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Vendimi i tij për të ringjallur lidhjet me një nga rivalët e tij më të mëdhenj u nxit kryesisht nga ekonomia dhe tregtia. Qasja ekonomike jokonvencionale e Erdoganit ka shkaktuar një spirale në ngritje të inflacionit që ka parë pothuajse dyfishimin e çmimeve të konsumit. Por administrata e tij tani po mbledh investimet dhe ndihmat e bankave qendrore të vendeve që më parë i kundërshtoi. Standardet e jetesës së turqve kanë rënë ndjeshëm një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme që paraqesin një nga sfidat më të mëdha të sundimit prej dy dekadash të Erdoganit. Turqia përballet me krizën e saj më të keqe ekonomike në dy dekada dhe po përpiqet të tërheqë investime nga shtetet e pasura arabe të Gjirit Persik. Ajo gjithashtu ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe regjimin izraelit.

 

Tags