Qershor 23, 2022 14:36 Europe/Tirane
  • Britania është vendi më i infektuar në botë me linë e majmunëve

Raporti i fundit tregon se Britania, me 793 raste të lisë së majmunëve, ka numrin më të madh të njerëzve të infektuar me këtë virus në botë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se sipas raporteve të publikuara në Britaninë e Madhe dhe sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pas Britanisë, Spanja me 497 raste, Gjermania me 469 raste, Portugalia me 304 raste, Franca me 277 raste, Kanadaja me 210 raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 141 raste dhe Holanda me 95 raste të infektuar, kanë numrin më të madh të persopnave të infektuarit me linë e majmunëve.
Londra, kryeqyteti i Britanisë, njihet si qyteti më i prekur në vend dhe në botë nga virusi i lisë së majmunit.
Disa ekspertë shëndetësorë në MB, duke vënë në dukje se një numër pacientësh nuk janë identifikuar, besojnë se numri aktual i lisë së majmunëve në MB është më i lartë se shifrat e raportuara.
Shumica e njerëzve me linë e majmunëve në MB janë meshkuj homoseksualë.
Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se një person me linë e majmunëve mund të pësojë dëmtime të rënda të trurit ose vdekje nëse nuk trajtohet menjëherë.
Virusi i lisë së majmunëve përhapet përmes seksit dhe kontaktit me djersën e një personi të infektuar me lezione të lëkurës, si dhe përmes përdorimit të sendeve të zakonshme si shtroja dhe peshqirët.
Megjithatë, sipas mjekëve, përhapja e lisë së majmunëve nuk ka të bëjë fare me orientimin seksual dhe nëse nuk trajtohet, sëmundja mund të përhapet në pjesën tjetër të popullsisë.
Shumica e njerëzve me linë e majmunëve vuajnë nga ethet dhe të dridhurat, dhimbjet e trupit dhe lodhja.
Megjithatë, në rastet më serioze të sëmundjes, shfaqen skuqje të lëkurës dhe plagë në fytyrë dhe duar që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Tags