Qershor 23, 2022 15:50 Europe/Tirane
  • Johnson këmbngul për ta çuar përpara politikën e dëbimit të emigrantëve

Kryeministri britanik theksoi nevojën për të avancuar politikat e tij strikte dhe për të dëbuar azilkërkuesit në Ruandë, gjë që ka hasur në shumë protesta dhe kundërshtime.

Plani i qeverisë britanike për të dëbuar azilkërkuesit që kanë hyrë ilegalisht në këtë vend është kritikuar nga opozita, organizatat bamirëse dhe liderët fetarë.
Fluturimi i parë për të dëbuar me forcë azilkërkuesit nga Britania në Ruanda është anuluar me urdhër të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, kryeministri britanik Boris Johnson përsëri ka mbrojtur politikën e Britanisë ndaj emiograntëve.
Johnson tha se ishte e rëndësishme të punohej me Ruandën, e cila do të bënte të mundur dëbimin e azilkërkuesve që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez. "Refugjatët e paligjshëm dëmtojnë ata që vijnë legalisht," tha ai.
Kryeministri britanik ka siguruar Ruandën për anulimin e fluturimit të parë të azilit, duke thënë se një nga fluturimet e planifikuara mund të niset së shpejti.

Tags