Qershor 23, 2022 20:53 Europe/Tirane
  • PE miraton statusin e kandidaturës në BE për Ukrainën

Parlamenti Evropian ka miratuar statusin e kandidaturës në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Në total, 529 vota u morën në mbështetje të rezolutës për statusin e tre vendeve, ndërsa 45 vota kundër propozimit. 14 politikanë të tjerë abstenuan. Megjithëse kjo tregon mbështetjen e gjerë për kërkesën e vendeve për të hyrë në BE, vendimi përfundimtar u takon udhëheqësve evropianë. Përpara bisedimeve në BE, në të cilat vendi i tij ka të ngjarë t’i jepet statusi i kandidaturës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili aplikoi për anëtarësim në fillim të luftës, tha: “Kjo është si të shkosh në dritë nga errësira”. Statusi i kandidaturës është fillimi i procesit të ngadaltë të kualifikimit për anëtarësim në BE, i cili mund të marrë më shumë se një dekadë për t’u arritur. Të premten e kaluar, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pati njoftuar për opinionin e Komisionit sa i përket rekomandimeve për Ukrainën dhe anëtarësimin e saj në BE – duke theksuar se ukrainasit janë të “gatshëm të vdesin” për perspektivën evropiane. Me të mbërritur, kryeministri holandez Mark Rutter foli për përkushtimin e Komisionit Evropian sa i përket aplikimit të Ukrainës për t’ju bashkuar familjes evropiane. Ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili tha para gazetarëve tha se ky vendim do të shërbej si “apel për arritjen e progresit në perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke e bërë të qartë se Gjermania në “mënyrë aktive do të mbështesë” përpjekjet dhe do të ndihmojë vendet si Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, u tha gazetarëve dhe shfaqja e mbështetjes politike për Ukrainë është “e rëndësishme për shpirtin luftarak të ukrainasve”, duke e quajtur vendin si “kandidat i etur për në BE”.

 

Tags