Qershor 23, 2022 20:53 Europe/Tirane
  • Rusët morën kontrollin e dy qyteteve të tjera në Ukrainën lindore

Forcat ruse vazhduan të avancojnë dhe morën kontrollin e dy qyteteve të tjera në Ukrainën lindore.

Sipas IRNA, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi se forcat ruse kishin marrë kontrollin e dy qyteteve në jug të Lysichansk dhe Severodoninsk në lindje të vendit. Një orë më parë, zyrtarët separatistë në Lugansk njoftuan se forcat ruse kishin marrë nën kontroll të vetmen rrugë mbështetëse për forcat ukrainase në qytetin e Lysichansk. Mëngjesin e sotëm – të enjten – shërbimi i inteligjencës ushtarake britanike njoftoi se forcat ruse kishin avancuar deri në 5 km në jug të Donbasit.  “Ndërsa Rusia është duke u fokusuar në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, dhe Ukraina po debaton nëse do të heqë pjesë të territorit të saj për paqe, Kievi ka kërkuar më shumë armë të rënda dhe municione”, raportoi uebfaqja e lajmeve Hill.  Zyrtarët ukrainas nuk e konsiderojnë të mjaftueshme ndihmën perëndimore  për të dëbuar trupat ruse nga Ukraina, pavarësisht njoftimit të qeverisë Biden për 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

 

Tags