Gusht 05, 2022 09:01 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian ka sanksionuar ish-presidentin e Ukrainës

Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër ish-presidentit të Ukrainës dhe djalit të tij me pretekstin se kërcënojnë sigurinë e Ukrainës.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë rritur shumë sanksionet dhe presionin kundër Rusisë. Më 22 shkurt 2014, Viktor Janukoviç u hoq nga presidenca me votën e parlamentit të Ukrainës pas protestave në rrugë kundër qeverisë së Kievit dhe përkeqësimit të situatës së brendshme në Ukrainë dhe tani ai ndodhet në Rusi. Janukoviç është një mbështetës i presidentit rus Vladimir Putin. Sipas Euronews, Këshilli i Evropës në një deklaratë njoftoi se Viktor Janukoviç dhe djali i tij Aleksandër janë shtuar në listën e sanksioneve të BE-së "në reagim ndaj sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës".  Janukoviç është një nga kundërshtarët e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, por ai është pro zhvillimit të bashkëpunimit me këtë organizatë, si dhe është një kundërshtar i vendosur i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian.  Më 21 shkurt 2022, Putin njohu pavarësinë e rajoneve Donetsk dhe Lugansk. Ai duke kritikuar indiferencën e Perëndimit ndaj shqetësimeve të sigurisë së Moskës, më 24 shkurt, filloi një sulm ushtarak kundër Ukrainës, të cilin e quajti një "operacion special", duke tensionuar kështu marrëdhëniet Moskë-Kiev dhe duke e ndryshuar situatën në një konfrontim ushtarak.

Tags