Gusht 05, 2022 09:02 Europe/Tirane
  • Negociatat e reja për heqjen e sanksioneve në Vjenë dhe perspektivat e saj

Delegacioni negociator i Republikës Islamike të Iranit, i kryesuar nga Ali Bagheri Kan”, zëvendësi politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, mbërriti në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, për të vazhduar negociatat për heqjen e sanksionet mizore të SHBA.

Ali Bagheri Kani, një anëtar i lartë i ekipit negociator të Iranit, në Vjenë u takua me Enrique Mora, koordinatorin e JCPOA(marrëveshjes bërthamore) me të cilin shkëmbeu mendime mbi raundin e ri të negociatave. Negociatorët e Republikës Islamike të Iranit tashmë janë takuar dhe kanë diskutuar edhe me delegacionin rus. Qëllimi i këtij udhëtimi është të diskutohen disa çështje të mbetura dhe të vazhdojnë përpjekjet për afrimin e pikëpamjeve për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, palët duhet të jenë realistë për bisedimet e Vjenës. Edhe pse, sipas përpjekjeve të palës evropiane, e cila kërkon një marrëveshje mes dy palëve në formën e propozimit të propozuar nga Josepe Borrell, lideri i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, mundësia e një marrëveshjeje nuk është e largët, por ka çështje të rëndësishme për të cilat duhet një vendim në mënyrë që arrihet marrëveshja përfundimtare. Teksti i propozuar i Borrell është një version i përditësuar i një drafti që u shkrua kolektivisht në mars 2022.  Që prej raundit të mëparshëm të negociatave në Vjenë, Borrell dhe Mora kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me palët, veçanërisht me Iranin dhe Shtetet e Bashkuara dhe sipas tyre, ata janë përpjekur të paraqesin klauzola në tekstin e propozuar për të afruar pikëpamjet e palëve.  Edhe pse ky plan ka aspekte pozitive dhe mbulon disa nga opinionet e kërkuara prej Iranit, ka ende disa pika, ide dhe pikëpamje të rëndësishme që janë parashtruar nga ana e Iranit. Në këtë drejtim, Teherani ua ka paraqitur me shkrim palëve të tjera idetë e tij për çështjet e mbetura. Pika e rëndësishme është se, në kundërshtim me pretendimin e Amerikës se Irani nuk ka treguar dëshirë për të finalizuar marrëveshjen, por në muajt e fundit, si në korrespondencë ashtu edhe në telefonata personale me koordinatorin, gjatë udhëtimeve të koordinatorit në Teheran dhe gjatë takimit të Dohas, delegacioni iranian në rastin e çështjeve të mbetura ka qenë i pranishëm me një qasje konstruktive dhe largpamëse. Në fakt, çështjet e mbetura të pazgjidhura janë shkaktuar nga mungesa e vendimmarrjes nga Shtetet e Bashkuara dhe këmbëngulja e administratës Biden për qëndrime që nuk plotësojnë kërkesat themelore të Iranit, të cilat bazohen në JCPOA. Prandaj, nëse perëndimorët duan përparimin e negociatave të Vjenës dhe përfundimin e tyre, duhet të plotësohen dy kërkesat themelore të Iranit.  Së pari, duhet të sigurohet që heqja e sanksioneve të jetë efektive dhe e qëndrueshme në mënyrë të garantuar. Kjo do të thotë se Teherani duhet të sigurohet se Uashingtoni nuk do të nxjerrë ndonjë justifikimi tjetër për të rivendosur sanksionet në të ardhmen. Çështja e dytë është se asnjë çështje nuk duhet të përdoret si një levë presioni apo të mbetet peng që të përdoret në të ardhmen kundër Iranit. Nëse qeveria amerikane ka vullnetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje dhe për të pranuar kërkesat themelore të Iranit, atëherë disa çështje të mbetura mund të finalizohen dhe palët mund të bien dakord shpejt. Në fakt, arritja e një marrëveshjeje kërkon, më shumë se çdo gjë tjetër, që qeveria amerikane të fokusohet në zgjidhjen e çështjeve të mbetura në vend të propagandës dhe luftës psikologjike dhe përpjekjes për të fajësuar Iranin. Në këtë drejtim, është e nevojshme që aleatët evropianë të Uashingtonit të informojnë administratën Biden për nevojën për të arritur një marrëveshje. Në fakt, suksesi i negociatave aktuale në Vjenë varet nga vendimi i Shteteve të Bashkuara, sepse Irani nuk është i gatshëm të pranojë një marrëveshje që do të çonte në përsëritjen e përvojës së tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore JCPOA në vitin 2018, duke ushtruar presion maksimal mbi Iranin. Ishte SHBA ajo që u tërhoq nga JCPOA, kështu që tani është ajo që duhet të pranojë kërkesat e drejta të Teheranit për të korrigjuar gabimin e saj të madh. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e lartë të Iranit kanë deklaruar vazhdimisht se nuk e lidhin përparimin e vendit dhe zgjidhjen e çështjeve ekonomike me rezultatin e negociatave për anulimin e sanksioneve në Vjenë. Prandaj, palët perëndimore duhet ta dinë se Irani nuk ka pritshmëri të tepruara nga marrëveshja dhe as frikë nga mos arritja e mosmarrëveshjes në Vjenë. Megjithatë, delegacioni iranian shkoi në Vjenë me seriozitet të plotë dhe është i vendosur të finalizojë marrëveshjen për heqjen e sanksioneve nëse ekziston vullneti i palës tjetër për zgjidhjen e disa çështjeve të mbetura. Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën se Amerika duhet të vlerësojë mundësinë e ofruar nga anëtarët e JCPOA dhe topi është në fushën e amerikanëve të cilët duhet të tregojnë pjekuri dhe të veprojnë me përgjegjësi.

 


 

Tags