Putin: Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Erdoganit
Në takimin e tij me Erdoganin, presidenti rus tha se Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Turqisë dhe Erdoganit, për vazhdimin e furnizimit me gazin rus pa ndërprerje.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, presidenti rus Vladimir Putin të premten në Soçi u takua dhe bisedoi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë takim ai tha se Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Turqisë për vazhdimin e transferimit të gazit rus pa ndërprerje. Putin shtoi se rezultati i bisedimeve me Erdoganin për Sirinë do të sjellë ndryshime në rajon. Duke iu referuar rëndësisë së takimit me Putinin, Erdogan tha se ky takim është shumë i rëndësishëm për të theksuar rolin që kanë luajtur Rusia dhe Turqia në rajon. Presidenti i Turqisë shprehu shpresën se procesi i importit të energjisë nga Rusia në Turqi do të vazhdojë. Nga ana tjetër, Peskov, zëdhënës i Pallatit të Kremlinit, njoftoi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare, zbatimin e projekteve të përbashkëta strategjike në fushën e energjisë, eksportin e drithërave ukrainase, si dhe zhvillimet në Siri dhe Nagorni Karabak, të cilat ishin ndër temat e rëndësishme të takimit mes Putinit dhe Erdoganit.