Shtator 23, 2022 06:41 Europe/Tirane
  • Rusia rrëzon disa dronë mbi Krime

Ushtria ruse zbuloi dronët e armikut në tre zona të hapësirës ajrore të Krimesë të enjten më 22 shtator.

Pasi konstatoi se dronët nuk i përkisnin ushtrisë ruse, mbrojtja ajrore ruse i kapi dhe i shkatërroi ata përpara se të shkaktonin ndonjë dëm të mundshëm. Shefi rajonal i Krimesë Sergei Aksyonov tha se sistemet e luftës elektronike dhe sistemet e mbrojtjes ajrore janë përdorur për të shkatërruar dronët e armikut. Sipas tij, dronët fluturonin në lartësi të ulët, duke u përpjekur të shmangnin zbulimin. Megjithatë, dronët e armikut u zbuluan, dhe më pas disa prej tyre u rrëzuan me sukses nga sistemet e luftës elektronike, dhe disa të tjerë nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Ky është sulmi i parë me dronë në Krime, që tregon përpjekjet e vazhdueshme për të sulmuar infrastrukturën në këtë gadishull. Sipas imazheve satelitore të marra të publikuara të dielën, më 18 shtator në faqen finlandeze Yle, Rusia ka zhvendosur drejt frontit ukrainas një numër të madh sistemesh raketore kundërajrore nga një bazë në veriperëndim të Shën Petersburgut.

 

Tags