Shtator 24, 2022 09:03 Europe/Tirane
  • Zelensky: Izraeli na tronditi

Presidenti i Ukrainës kritikoi ashpër regjimin sionist për neglizhencën ndaj kërkesave të Kievit.

Të premten mbrëma, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kritikoi ashpër regjimin izraelit dhe tha se ishte i tronditur nga fakti që regjimi sionist nuk i dha armë të avancuara vendit të tij gjatë luftës me Rusinë. Zelensky dënoi dështimin e Izraelit për të ndihmuar gjatë luftës me Rusinë dhe tha: "Kam marrë informacione se Izraeli po eksporton armë në vende të tjera, por pavarësisht konsultimeve me zyrtarët izraelitë, Ukraina nuk ka marrë asgjë nga Tel Avivi". Disa muaj më parë, në një takim online me Knesset-in izraelit (Parlamenti i regjimit sionist), Presidenti i Ukrainës u kërkoi sionistëve t'i siguronin armë Ukrainës. Marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Izraelit janë përkeqësuar gradualisht që kur Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi operacionin special ushtarak të vendit në Ukrainë më 24 shkurt.

 

Tags