Tetor 05, 2016 17:42 Europe/Tirane
  • Trump kritikon Rusinë për çështjen e Sirisë

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka kritikuar Rusinë për shkak të moszbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në Siri.

Donald Trump tha se shkelja e armëpushimit në Siri dëshmon për faktin që Rusia nuk respekton liderët në Amerikë. Duke folur në Arizona Trump shtoi se Rusia ka shkelur armëpushimit në Siri dhe tashmë është duke bombarduar këtë vend. Sipas Trump kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kohët e fundit mosmarrëveshjet mes Amerikës dhe Rusisë për krizën në Siri janë shtuar së tepërmi dhe Amerika akuzon Rusinë se nuk ka mundur të parandalojë sulmet e ushtrisë siriane ndërsa Rusia akuzon Amerikën se ajo nuk ka mundur të zbatojë pikat e marrëveshjes. Trump është kritikuar ashpër për shkak të deklaratave ët tij në mbrojtje të liderëve të Rusisë dhe kryesisht presidentit Putin. Trump ka thënë se Putin se kreu i Rusisë është më i fortë se Obama kreu i Amerikës. Ai gjithashtu nga Rusia ka kërkuar të zbulojë e-mailet që lidhen me Hillary Clinton kandidate për president në Amerikë.