Mars 17, 2017 20:13 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Trump në Amerikë

Sipas sondazheve më të fundit të kryer nga kanali CNN dhe kanale të tjera amerikane, rreth 2/3 e popullit amerikan është kundër politikave të qeverisë Trump rreth emigracionit.

60% e të anketuarve janë shprehur se Amerika duhet të marrë masat që personat të cilët punojnë në formë ilegale në Amerikë, të kthehen në shtetas legjitimë dhe të punojnë ligjshëm në këtë vend. Shumë amerikanë janë ngritur në protesta kundër presidentit Donald Trump sidomos pas dekreteve të tij anti-emigracion. Me qindra studentë dhe qytetarë të qytetit Neshvil në Tenesy të Amerikës janë ngritur për të protestuar kundër presidentit Donald Trump. Protestat janë organizuar kundër politikave të Trump dhe sidomos kundër anulimit të ligjit për shërbimet shëndetësore, ligj i miratuar më parë nga qeveria e Barack Obamës. Përveç kësaj ata kanë kundërshtuar edhe kufizimet e vendosura ndaj myslimanëve dhe ndaj meksikanëve. Javën e kaluar Donald Trump gjatë vizitës në Tenesy është shprehur i vendosur për të zbatuar premtimet e tij sidomos vendosjen e kufizimeve ndaj qytetarëve të 6 vende të botës kryesisht ndaj myslimanëve. Ndërkohë gjykatat amerikane edhe një herë janë ngritur kundër dekretit të ri të Donald Trump për pengimin e futjes së emigrantëve në Amerikë.

Tags