Nov 04, 2018 08:43 Europe/Tirane
  • Uashington Post: Forcat amerikane të frikësuar nga një konflikt me forcat iraniane

Uashington Post shkruan se Irani ka të paktën 1000 mjete lundruese super të shpejta të armatosura dhe të afta për të transportuar mijëra mina detare në ujërat e rajonit dhe për të mbyllur ngushticën e Hormuzit me nëndetëset e klasës Kilo.

Sipas një raporti të agjencisë Fars të lajmeve, kjo gazetë amerikane në analizën e saj ka pohuar faktin se ulja e pranisë ushtarake amerikane në rajon ka ulur kapacitetin reagues të këtij vendi përballë kërcënimeve të Iranit në rajon dhe me rikthimin e sanksioneve të Donald Trump kundër Iranit është shtuar mundësia për një konflikt të mundshëm dypalësh. Gazeta Uashington post në raportin e saj ka shprehur shqetësimet mbi vendimet e Pentagonit për largimin e anijeve, avionëve luftarakë  dhe sistemet mbrojtëse raketore nga rajoni duke pasur parasysh afatin e mbetur nga data e vendosjes së sanksioneve kundër energjisë së Iranit. Kjo gazetë thotë se autoritetet e Pentagonit janë të shqetësuar nga mundësia që irani të përdorë raketat e fuqishme balistike ose të përdorë minat detare për të mbyllur rrugët ujore të kalimit të anijeve tregtare. Gjatë periudhës së presidentit Donald Trump, me ndryshimin e prioriteteve të strategjisë së sigurisë kombëtare të cilat i janë kundërvënë në formë të drejtpërdrejtë Rusisë dhe Kinës duke lënë pas dore grupet kryengritëse, prania ushtarake e Amerikës në rajon është ulur. Gazeta Uashington Post, shkruan se shumë funksionarë amerikanë dhe komandantë të qendrës amerikane Santkom ( qendra speciale për operacionet e jashtme të Amerikës në Lindjen e Mesme) kanë kërkuar më shumë burime financiare. Një prej autoriteteve amerikane në kushte anonimiteti, ka përmendur mungesën e një aeroplanmbajtëse amerikane në rajon që nga muaji mars dhe tërheqjen e raketave Patriot dhe të avionëve luftarakë F-22 nga rajoni. Kjo është në kohën kur Irani haptazi ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Ky funksionar amerikan, përmendi presionet e shumta ekonomike dhe diplomatike të Amerikës kundër Iranit dhe ka thënë se reagimi i Iranit nuk dihet. Raporti i Uashington Post thotë se irani ka të paktën 1 mijë mjete lundruese super të shpejta e të armatosura që kanë kapacitet të mbartin me mijëra mina detare dhe t’i vendosin ato në rajon. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve amerikane, Irani brenda një javë në ujërat e rajonit mund të  vendosë të paktën 1 mijë mina detare. Funksionari amerikan gjithashtu përmendi kapacitetin e nëndetëses iraniane të klasit Kilo për mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Gazeta Uashington Post më tutje ka përmendur sulmin me raketa të Iranit ndaj një baze të terroristëve në Siri, bazë që ndodhej 3 milje larg baza ushtarake amerikane dhe thotë se kjo tregon precizonin e lartë të raketave iraniane.

Tags

Komente