Jan 24, 2019 17:55 Europe/Tirane
  • Irani, Turqia dhe Rusia paralajmërojnë SHBA kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Venezuelës

Irani, Turqia dhe Rusia shprehën përkrahjen e tyre për qeverinë e Venezuelës kundër një lëvizje të çuditshme nga udhëheqësi i opozitës i mbështetur nga SHBA për të shpallur veten "president", duke e paralajmëruar Uashingtonin kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të shtetit të Amerikës së Jugut.

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Kasemi tha se Republika Islamike "mbështet popullin e Venezuelës dhe qeverinë legjitime përballë çdo ndërhyrjeje të huaj në punët e brendshme të vendit ose ndonjë veprimi të paligjshëm siç janë përpjekjet për një grusht shteti apo lëvizje kundër popullit. " "Ne shpresojmë se çdo mosmarrëveshje dhe problem politik në Venezuelë do të zgjidhet nga vetë populli dhe qeveria e vendit sa më shpejt të jetë e mundur nëpërmjet zgjidhjeve ligjore dhe paqësore", shtoi ai. Të mërkurën, Juan Guaido, kreu i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita në Venezuelë, u shpreh se ishte "presidenti i përkohshëm", duke fituar shpejt mbështetjen e SHBA dhe aleatëve të tij latino-amerikanë për veprimin e tij të çuditshëm. Në përgjigje, Maduro akuzoi opozitën për një grusht shteti me mbështetjen e Uashingtonit, duke ndërprerë marrëdhëniet me SHBA dhe duke i urdhëruar të gjithë diplomatët amerikanë të largohen nga Venezuela brenda 72 orëve. Ndërkohë, Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ka bërë të ditur se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka telefonuar presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, të cilët i ka thënë: “Vëlla Maduro! Qëndro drejt, ndodhemi pranë jush”. "Turqia nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdoğan do të mbajë qëndrimin e saj parimor kundër të gjitha grusht shteteve”, deklaroi Kalin. Për më tepër, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu  dënoi ndërhyrjen e SHBA në politikën e brendshme të Venezuelës. "Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Amerikës Latine kanë ndërhyrë vazhdimisht në punët e brendshme të Venezuelës", tha ai për kanalin televiziv "A Haber". Ngjashëm, Rusia shprehu mbështetjen e saj për qeverinë venezueliane, duke paralajmëruar SHBA kundër ndërhyrjes ushtarake në shtetin e Amerikës së Jugut. Ministria e jashtme ruse tha në një deklaratë se ngjarjet në Venezuelë po arrijnë një pikë të rrezikshme dhe se SHBA po bëjnë një sy qorr ndaj së drejtës ndërkombëtare. Rusia theksoi se do të qëndrojë pranë Venezuelës për të mbrojtur sovranitetin e saj, duke paralajmëruar se lëvizjet e Uashingtonit mund të çonin në kaos dhe gjakderdhje në Venezuelë. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres tha se shefi i OKB-së u kërkoi të gjitha grupeve në Venezuelë të ulnin tensionet dhe të ndjekin çdo përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim.

 

Tags

Komente